IGJEUM paralajmëron rrezik të lartë për ditën e nesërme

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka paralajmëruar rrezik të lartë në lidhje me zjarret në pyje gjatë ditës së nesërme, në të gjithë qarqet e vendit. Duke bërë një përcaktim më të qartë, IGJEUM thotë se në disa qarqe pritet rrezik “I LARTË” vetëm në zona të lokalizuara, konkretisht: Shkodër (Jp), Kukës (Vl) dhe Dibër (Vp).

Njoftimi i plotë i IGJEUM:

ZJARRET NË PYJE

Sot pasdite (e hënë dt.09) dhe nesër (e martë dt.10) pritet nivel “I LARTË” rreziku në shumicën e qarqeve dhe nivel “I MODERUAR’’ rreziku në qarqet Shkodër, Kukës dhe Dibër (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në disa qarqe pritet rrezik “I LARTË” vetëm në zona të lokalizuara, konkretisht: Shkodër (Jp), Kukës (Vl) dhe Dibër (Vp). Rreziku pritet të jetë më i lartë ditën e nesërme. Sot pasdite (e hënë dt.09) dhe nesër (e martë dt.10) nuk priten

TEMPERATURAT

Nesër (e martë dt.10) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 25 / 34 °C në vendet e ulëta: 23 / 38 °C në vendet malore: 18 / 36 °C

Era

Sot pasdite (e hënë dt.09) dhe nesër (e martë dt.10) era pritet të fryjë e lehtë.