Beqaj i qëndron idesë së tij për shkurtimin e pagave edhe të mësuesve
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj duket se vazhdon ende t`i qëndrojë idesë së tij ne kete situate koronavirusi për shkurtimin e pagave të administratës dhe disa pensioneve.
Në një intervistë televizive, i pyetur ne lidhje me kete ceshtje ai tha se nuk është e drejtë që ata që punojnë në privat të marrin një pagë minimale nga shteti dhe ata që janë në administratë, të paguhen me po të njëjtën pagë edhe gjatë këtyre muajve të koronavirusit.
“Kemi një situatë të pazakontë, po paguhemi me para publike, dhe në gjykimin tim po përdoret metrikë e ndryshme, kush ka punuar në privat rri në shpi dhe i jepet një pagë lufte minimale, kush ka punuar në shtet rri në shpi, merr një pagë sa e merrte. Kjo nuk më duket e drejtë. Ne mund të bënin dy gjëra, ose të gjithë të barabartë, një shumë sa të ishte mundësia, ose të rrinim të gjithë te shkurti”, tha Beqaj.
Ai shtoi se sipas tij duhet të prekej edhe rroga e mësuesve pasi nuk bëjnë dallim nga ata që punonin në privat dhe tashmë marrin një pagë minimale në shtëpi
“Nuk e meritojnë mësuesit? Po ai që merrte 500 mijë lekë në privat dhe merr tani 260 mijë lekë, se është situata e pazakontë. Po paguajmë të gjithë nga taksat, ndaj o do përdorim një pagë të barabartë për të gjithë, sepse nuk është pagë për merita, është shumë financiare se si të jetosh në këtë situatë, ose sa merrnim të gjithë në shkurt. Mund të jenë të dy ekstreme, ndaj unë them kush punon në sektorin publik të marrë 90% të pagës dhe këto lekë që mblidhen të transferohen te këta që rrinë në shtëpi dhe marrin minimumin po të marrin dicka më shumë se minimumi”, theksoi Beqaj.