Mbrëmjen e djeshme banorët i janë nënshtuar një tjetër loje interesante të ‘’Vëllait të Madh’’. Ata do të duhej të lexonin komente të publikut dhe nëpërmjet intuitës të gjenin se cilit prej banorëve i ishte adresuar.
Në grumbullin e komenteve të përzgjedhura nuk mungonin edhe ato thumbueset apo negativët.
‘’Bën si i ndershëm, i skuqur deri në brez’’,- ishte njëri prej komenteve dedikuar Sabianit.
Pasi mësoi se i ishte kushtuar atij, këngëtari nuk nguroi të bënte dhe batuta lidhur me këtë gjë.
‘’Kaq e ke macen brenda kaaaaaq. Ik andej’’,- tha Sabiani me humor duke i shkrirë gazit të gjithë banrët e tjerë.