Operacioni Forca e Ligjit (OFL) tashme eshte bere tema me e diskutuar sot neper media e tryeza te ndryshme. Falë një gjetjeje PR policja bjonde me syze të errëta u bë magneti i kësaj risie ne instancat shtetërore.
Por ne shqiptaret gjithmone si dyshues qe jemi ne cdo gje qe qeveria ben, mund te provojme te mendojme se kesaj here jemi ne anen e ketij operacioni por pa bere shume show.
Nuk e kemi inatin fare as me te pasurit me prona lluksoze gjithandej, e as me ata qe kane makina qindra mijera euro te shtrenjta, por sidoqofte ketu duhet bere edhe ‘drejtesia financiare’ pervec te tjerave.
Po vajzat e bukura te ekranit, modes e muzikes qe thone se jane modele (po ku sfilojne?) dhe qe ngasin makina 200 mije euroshe? Pas atyre bukurosheve qendrojne shpesh sponsoret e parave ‘te lehta’.
Nuk behet fjale per keto vajzat misse se ato kane jeten e tyre personale por po behen model i rinise se sotme duke qene se ftohen neper emisione ku tregojne ‘eksperiencat’ e Dubait apo ishujve Maldive.
Ndersa vajzat e tjera te verteta plasin koken pas librave per te arritur rezultatet me te mira e madje kur mbarojne nuk gjejne dot as nje pune per te qene.
Kjo para e ‘piset’ ka shkaterruar hierarkine e shoqerise duke prodhuar modelin me te keq te mundshem sepse po prish konkurencen e vertete.
Por po kaq kontribuese ne kete deformim social eshte gjithashtu edhe bota e politikes se ko,rruptuar dhe pushtetit. Mirepo OFL ka bere shume mire qe nuk e ka kete grup ne fokusin e saj sepse keshtu do te paragjykohej.
Ndaj le te shpresojme se SPAK do t`u numeroje politikaneve tane makinat e tyre te bukura.
(shkrimi eshte marre nga artikulli i Mentor Kikise)