I riu konsumon 1000 vezë në një muaj…Ja çfarë i ndodhi trupit tim më pas

Hëngra pothuajse 1000 vezë në një muaj…Ja çfarë i ndodhi trupit tim më pas

Një i ri i apasionuar pas palestres dhe sportit ka treguar se si uli yndyrat në gjak dhe rriti fuqinë e tij muskulare me një dietë prej 30 vezësh në ditë.

Joseph Everett, vendosi të hajë 1000 vezë gjatë një muaji, si një përpjekje për të testuar pretendimet e një bodybuilder se dieta është po aq efektive për ndërtimin e muskujve sa përdorimi i injeksioneve të rrezikshme steroide.

Ai gjithashtu kishte kryer analizat e gjakut para dhe pas atij muaji për të matur aspekte të tjera të shëndetit të tij dhe nivelet e kolesterolit.

Imazhet e ruajtura tregojnë se ai fitoi një masë të konsiderueshme, 6 kg nga pesha e tij fillestare deri në fund të eksperimentit.

Performanca e tij e fitnesit gjithashtu u përmirësua, me atë që ishte në gjendje të ngrinte, 20 kg më shumë se kur filloi.

Çuditërisht, kontrolli i gjakut nuk tregoi rritje në nivelet e tij të kolesterolit ‘të keq’, por një rritje e kolesterolit të mirë i cili ndihmon në largimin e llojit të keq nga gjaku. Për më tepër, rezultatet treguan gjithashtu një rënie të triglicerideve, një lloji të rrezikshëm yndyre në gjak, që lidhet me një rrezik të lartë të goditjes në tru dhe sulmeve në zemër.

Ai i shoqëronte 30 vezët e tij në ditë me një tas oriz, një pjesë mish viçi, një kos të vogël, disa fruta, mjaltë dhe herë pas here një bar proteinash.

Z. Everett vlerësoi se kjo ishte e barabartë me të ngrënit midis 3,300 dhe 3,700 kalori në ditë – shumë më tepër se 2,500 që zakonisht rekomandohej për burrat.

Burri tha: ’30 vezë më japin 190 gram proteina, sasinë time ditore të vitaminës A, 120 për qind të vitaminës D, tonelata vitamina B.’

Në përgjithësi, ai tha se sfida ishte relativisht e lehtë, por vetëm në ditën e 20-të gjërat filluan të shkojnë keq pasi kishte gjashtë ditë që konsumonte 30 vezë të papërpunuara në ditë. “E gjeta veten të mbërthyer në banjë për më shumë se një orë, isha vërtet kaps dhe stomaku im vazhdonte të ngërthehej me dhimbje”, tha ai.

Çuditërisht, pavarësisht se hahet sasi e madhe e një ushqimi që mendohet se rrit kolesterolin, rezultatet e analizave të gjakut treguan ndryshime për mirë.

Ekspertët shëndetësorë tani këshillojnë që të mos ketë kufizime se sa vezë duhet të hani në ditë, për sa kohë që ato janë pjesë e një diete të ekuilibruar.
Megjithatë, disa metoda gatimi janë më të shëndetshme se të tjerat—për shembull, vezët e ziera kanë shumë më pak yndyrë se ato që skuqen në vaj dhe gjalpë. SHIKO.NEWS