Arben Dervishi jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u shkëputur në këtë mënyrë edhe nga rolet si aktor. Megjithatë për publikun mbetet po aq i preferuar sa dikur.
I ftuar në ABC e Mëngjesit, ai ka treguar si u largua drejt Amerikës dhe fillimet e vështira.
“Për herë të parë në Amerikë më ka dal llotaria. Kam ikur në 2003, kam ndejtur një vit dhe nuk më ka pëlqyer. Kam ikur nga suksesi, kisha një recital me Zamira Kita dhe kisha shumë sponcorizime. Largohem në Amerikë dhe marr goditje. Ç’është ky vend, të gjithë ikin me atë idenë Amerikë.
Më merr një televizion në Michigan e kishte ndërtuar një deputet i PD dhe më mësuan atje, bashkë me dy te rinj qe sot jane bere menaxher te suksesshem ndërtuan një tv, po u mbyll dhe kaq, u ktheva në Shqipëri më pas”, tha ai.