Një fund miqësor për aksidentin që u komentua mjaft në media. Ajas Sulejmani është lënë i lirë nga Gjykata e Tiranës. Shoferi 39-vjeçar i cili përplasi çiftin Konomi dhe foshnjen e tyre 3-muajshe në vijat e bardha, kërkoi masë më të butë sigurie. Vendimi u dha nga Gjyqtarja Rexhina Memlika e cila vendosi që të merrte parasysh kërkesën e 39-vjeçarit duke e lënë në arrest shtëpie.
Sulejmani dorëzoi gjatë seancës gjyqësore një deklaratë nga çifti Konomi. Vilma dhe Arjan Konomi, kanë deklaruar në atë shkresë se nuk kanë asnjë pretendim për të ngritur për këtë çështje e se janë miq me 39-vjeçarin e akuzuar.
Ajas Sulejmani përplasi më 8 Maj çiftin Vilma dhe Arjan Konomi, bashkë me foshnjen 3 muajsh, teksa po kalonin rrugën tek vizat e bardha. Çifti qëndroi për disa javë në spitalin e Traumës për shkak të lëndimeve të shumta që pësuan nga përplasja. Fatmirësisht, foshnja e tyre 3-muajshe shpëtoi pa lëndime. Dhe fundi duket se ishte zgjidhja më e mirë. /noa.al