Për Shqipërinë kjo pritet të jetë java e ferrit për sa i përket nivelit të lartë të temperaturave qëe pritet shkojnë mbi 40 gradë celcius.
Urgjenca Kombëtar me anë të një njoftimi për median, ka kërkuar që qytetarët të evitojnë daljet në orat e pikut nga ora 11:00-17:00, sidomos fëmijët dhe të moshuarit.
Urgjenca jep tetë këshillat kryesore për të përballuar këtë të nxehtë afrikan.
Ndihma e parë: Goditja nga i nxehti.
Parandalimi i dëmtimeve nga i nxehti:
– Evitoni ekspozimin në diell nga ora 11:00 – 17:00, sidomos për fëmijët dhe të moshuarit.
– Ambienti të jetë i freskët dhe ajrosur mirë. Të vendosen perde të errëta në dritare që janë të ekspozuara ndaj rrezatimit të diellit.
– Të pihen sa më shumë lëngje, kryesisht ujë.
– Konsumoni vakte ushqimore të shpeshta dhe në sasi të vogël. Të ftohta dhe me përbërës ushqimorë të tretshëm.
– Vishuni me rroba të lehta, me ngjyra të hapura dhe prej pambuku ose linoje.
– Për personat që përdorin terapi mbajtëse të mos e ndërpresin ose ndryshojnë pa u konsultuar me mjekun.
– Rekomandohen dushe të shpeshta me ujë të vakët dhe pa u tharë me peshqir.
Për çdo Urgjencë Mjekësore telefononi në numrin pa pagesë 127.
#QKUM_NE_SHERBIMIN_TUAJ