Vendi ynë vijon të jetë nën ndikimin e masave ajrore të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut. Për pasoj, edhe për ditën e nesërme moti parashikohet i kthjellët dhe i nxehtë.
Gjithashtu për shkak të origjinës së masave ajrore nga shkretëtira e Saharas parashikohet që cilësia e ajrit të jetë e dobët si pasojë e sasisë së lartë të grimcave të pluhurit dhe rërës.
Era parashikohet të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, e hera-herës në mesditë përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 10-12m/sek.
Temperaturat parashikohen:
zonat malore 19°C deri në 36°C
zonat e ulëta 19°C deri në 40°C
zonat bregdetare 19°C deri në 38°C/SHMU