Një person është sulmuar sot në rrugën dytësore Lezhë-Milot pranë lagjes Gurra.
Në media raportohet se ky person në momentin që është sulmuar ka qenë duke lëvizur me biçikletë.
Kanë qenë qytetarët ata që kanë njoftuar menjëherë policinë për ngjarjen e ndodhur dhe kanë dërguar në spital personin e dhunuar.
Ka dyshime se personi i ka ngacmuar gruan autorit, ende të paidentifikuar.
Policia ende nuk ka reaguar në lidhje me këtë ngjarje.