Një i moshuar ka tentuar t’i japë fund jetës duke u vetëmbytur në ujërat e lumit Buna, pranë urës së Bunës.
Kanë qenë kalimtarët e rastit që kanë vënë re 83 vjeçarin e më pas kanë njoftuar policinë dhe kanë kërkuar autoambulancën.
Pavarësisht thirrjeve për të mos kryer aktin, i moshuari është hedhur në ujë, por kanë ndërhyrë forcat e policisë duke e shpëtuar.
Edhe pak ditë me parë, një tjetër i moshuar tentoi vetëmbytjen. Edhe në këtë rast dyshohet se i moshuari ka probleme të shëndetit mendor.
Policia në Shkodër tha se Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Shkodër gjatë patrullimit në territor, kur ka parë se një shtetas është hedhur nga ura e Bahçallëkut në ujërat e lumit Drin, kanë marrë një varkë dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e 83 vjeçarit me shenja jetë nga ujërat e lumit Drin.