Autori i ngjarjes së Meteo Vasiut, Klodian Çalamani, deklaron se është i sëmurë, ndërsa pritet shoqërimi i detyruar i tij në seancën e radhës, për t’u përballur me togat e zeza dhe familjarët e 8-vjeçarit të ndjerë.
Çalamani, i ak uzuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese ndaj të miturit” nga e cila mbeti vikt imë 8-vjeçari Mateo Vasiu, nuk është paraqitur sërish në gjykatën e Fierit.
Burime pranë gjykatës kanë bërë me dije se i pandehuri ka paraqitur një deklaratë përmes së cilës deklaronte se nuk paraqitej dot për arsye shëndetësore.
Ndërkohë në seancë janë paraqitur prindërit e 8-vjeçarit të ndjerë Mateo Vasiu si dhe halla e tij, që kanë qëndruar brenda sallës së gjyqit vetëm pak minuta, ndërsa togat e zeza i kanë bërë me dije se seanca e radhës do të jetë në datë 21 nëntor, në mesditë.
Të ndodhur përballë faktit që Klodian Çalamani nuk është paraqitur në asnjë prej seancave gjyqësore në ngarkim të tij, gjykata ka vendosur shoqërimin e tij me forcë në seancën e radhës.