Që pas eksperiencës në Big Brother Vip, Arjola Demiri është një nga emrat më të lakuar në rrjetet sociale dhe median rozë.
Aktorja tropojane u vu në qendër të vëmendjes për karakterin dhe historinë e saj të jetës, e si duket kjo e “përndjek” edhe sot gjashtë muaj pasi BBV ka përfunduar.
Si duket nga komentet në postimet e saj, ndjekësit janë shqetësuar dhe madje mund të themi e “akùzojnë” që nuk kalon kohë mjaftueshëm me tre fëmijët e saj.
Më anë të një videoje në Instagram ku në sfond dëgjohet: Sinqerisht, më pëlqen të jem një nënë, por gjithë ditën, jam gati të bëhem dhe baba, ish-konkurentja e Big Brother Vip ironizon gjithë kritikat.
“Kur i zë halli njerëzit a kaloj kohë me fëmijët e mi ju them: Nga mami kthehem në baba, që mos të më duket e vështirë,”-shkruan Demiri krahas videos.
Gjithsesi çfarë do që të bëjë Arjola për fëmijët e saj, që ashtu si çdo nënë, jep shpirtin për fëmijët e saj, prapë do ketë njerëz që do i kërkojnë “llogari”, a thua se punët e tyre i kanë në terezi.