I keni hedhur shumë kripë gjellës? Ja si t’ia riktheni shijen

Të gjithëve na ka ndodhur që të gabojmë me sasinë e kripës gjatë gatimit. Por janë disa mënyra të thjeshta të cilat do t’u rikthejnë shijen gatimeve tuaja. Nuk keni sepse t’i hidhni në plehra pasi duhet të ndiqni disa hapa të thjeshtë…
Sheqeri

Nëse do gatuani supa apo pjata me përmbajtje salcash këshillohet shtimi i sheqerit. Tretni pak kokrra ne lëngun e gatimit dhe hidheni në të. Shija do jetë e mirë dhe kripa nuk do mbizotërojë.

Patatja

Kjo gjithashtu është një mënyrë fantastike për të larguar kripën e tepërt. Prisni disa rondele patatesh, vendosini në fund të enës me gjelle dhe lërini derisa ato te bëhen transparente. Pasi t’i hiqni do e kuptoni menjëherë ndryshimin.

Buka

Ashtu si me patatet, mjafton të futni disa copa buke në fundin e gatimit. Ajo do përthithë kripën e tepërt.

Uji

Për gatime me mish tek të cilat e keni tepruar me kripën do ju duhet të shtoni një sasi uji. Lëreni mishin të vlojë për disa minuta dhe më pas largojeni nga ena.