Flori Mumajesi i ka munguar prej kohësh publikut me debutimet e tij pasi fitoi Këngën Magjike me hitin “Plas”.
Që prej asaj dite ai nuk ka sjellë më asnjë projekt të ri muzikor dhe hera e fundit që u bë i gjallë në Instagram ishte tre ditë më parë, pasi miku i tij, Klajdi Haruni, publikoi një foto me të.
Mungesa e Florit në publik ka bërë që të ngrihen dyshime mbi shkaqet e “zhdukjes” së tij nga rrjetet sociale dhe skena.
Madje, më parë në media është spekuluar për probleme shëndetësore te tijat, me të cilat po merret aktualisht.
Burime të sigurta pranë këngëtarit dhe kantautorit bënë me dije se Flori ndodhet aktualisht në Norvegji është duke u marrë me një çështje mjaft private, e cila nuk lidhet me aktivitetin e tij profesional.
Ditën e djeshme ai kishte ditëlindjen duke mbushur 37 vjeç, megjithatë nuk bëri asnjë postim apo reagim, ndërsa ishin fansat që shkruajtën në një foto të hedhur që në prill duke e uruar.
Urojmë që gjarat të rregullohen sa më parë për Florin /albeu.com/