Greqia prej kohësh “mbante peng” shqiptarët, sidomos ata që dëshironin të punonin gjatë sezoneve të ndryshme në bujqësi apo blektori, duke mos lejuar kalimin në pika kufitare.
Njoftimi i fundit nga ambasada tha se do të mbeten në fuqi masat kufizuese të Covid-19 për personat që udhëtojnë nga Shqipëria për në Greqi, deri në datën 7 qershor.
Mirëpo bllokadës i ka ardhur fundi, pasi Greqia bëhet vendi i parë i Bashkimit Europian që heq kufizimet në të gjithë pikat kufitare dhe fluturimet me Shqipërinë.
Kushti do të jetë që të vaksinuarit duhet të kenë të printuar vërtetimin e vaksinës nga e-albania, ndërsa ata që nuk janë vaksinuar duhet të kryejnë testin PCR.
Hapja e kufirit dhe lëvizja e lirë mes Greqisë dhe Shqipërisë do të kryhet pas 7 qershorit, datë kur hiqen të gjitha kufizimet në vendin fqinj