Nëse keni një nga këto probleme shëndetësore e vetmja gjë që i nevojitet trupit tuaj është një gotë me lëng rrepash.
Rrepat janë një ndër perimet më të shëndetshme dhe me vitamina të pafundme. Mos i paragjykoni nga pamja pasi përfitimet që merr organizmi juaj nga rrepa nuk mund t’i marrë nga shumë ushqime të tjera.
Lufton aneminë
Nëse jeni një njeri i zbehtë, me flokë dhe thonj të dobët atëherë ju mund të vuani nga anemia dhe keni mungesë hekuri.
Konsumimi i këtij lëngu furnizon organizmin me sasinë e duhur të hekurit duke e luftuar aneminë dhe duke përmirësuar organizmin tuaj në tërësi.
Shërben si suplement mineralesh
Nëse doni të merrni një furnizim me minerale si magnezi, squfuri apo kaliumi duhet të pini një gotë nga lëngu i rrepave. Ju do të ndiheni të fuqishëm dhe plot energji.
Përthithje më e mirë e kalciumit
Shumë njerëz ankohen për mungesë kalciumi në trup. Rrepat do t’ju ndihmojnë për ta tejkaluar këtë problem.
Rrepa është një ushqim detoks
Trupi juaj mund të ketë grumbulluar toksina të dëmshme, prandaj prania e betainës tek rrepa do bëjë detoksifikimin e përgjithshëm të trupit.
Ul tensionin dhe ndihmon në ruajtjen e një gjaku të shëndetshëm.
Rrepa ndihmon në mënyrë të drejtëpërdrejtë punën e kapilarëve kjo falë enzimave që ka në përmbajtje./