Me siguri të gjithë e mbani mend Elton Tozaj nga BB2. Po ashtu mbani mend dhe Fjorentina Halilin nga BB9. Të dy këta, ishin të ftuar në “Expuls” nga Ronaldo Sharka në episodin e radhës ku folën për këtë edicion me VIP-a si dhe për edicionet e tyre respektive.
Duke qenë se shumë konkurrentë këtë vit kanë pranuar që vuajnë nga an kthi, Sharka pyeti dy të ftuarit nëse dhe ato kanë përjetuar momente depresioni.
Fjorentina pranoi se ka përjetuar diçka të tillë:
“Po flas unë e para. Kishte raste që thoja edhe do dal. Flas për ish-partnerin tim që kam pasur atje, se mua për atë më njohin. Fjorentina me Olsin, kishte raste që bënte ca skena…. Unë nuk e vuaja atje brenda, sepse e kisha 24/24 para syve, dhe e dija që po bënte shaka e lojë, por nga jashtë dukej keq, sidomos kur jepeshin klipet në fundjavë. Më vr isnin fjalët, sepse unë dilja ajo vajza shumë e dashuruar, shumë. Ajo vajza xheloze, në ek strem kam dalë si psi kopate, siç kanë thënë për Fifin, e sëmurë mendore për dashuri”- u shpreh ajo.