Te gjithe shqiptaret jane te pa kenaqur kete 30vjecar demokraci ne shqiperi ku ata cdo dite e me shume largohen nga vendi i tyre dhe marrin rrugen neper bote per nje jete me te mire pershkak se ne shqiperi nuk ka asgje.
Nga Agim Hushi
Tenori shume i madhe me famë ne botë Agim Hushi, njëherësh ish-kandidat për deputet i Partisë Socialiste, i është drejtuar me një letër kryeministrit Edi Rama, duke i sugjeruar të japë dorëheqjen dhe të largohet si zotëri sepse shqiperia eshte beri si Kolumbi dhe Meksike.
I dashur Edi Rama!
Po ju drejtohem siç do të kishit dëshirë ju t’ju drejtoheshin të gjithë qytetarët e këtij vendi, kryeministrit të tyre!
Ju jeni kryeministri ynë dhe këtë s’e luan as topi! Jeni dhe – ndryshe nga ç’e thotë opozita – keni dhe merita e suksese te padiskutueshme në qeverisje! Por me sukseset e tua do të bashkëngjitej edhe dorëheqja juaj e parevokueshme!
Është e tmerrshme që mos ta keni kuptuar që shumica e popullit s’ju do apo mbase s’ju kupton! Është e tmerrshme që mos ta kuptoni se po përdorni pushtetin dhe po e konsideroni Shqipërinë si pronën tuaj!
Mos e mendoni veten veç si objekt të opozitës! Është e tmerrshme që shqiptarët të kenë një krye një llafollog që thotë gjithçka, por që s’thotë asgjë!
Të mos ju vijë keq dhe mos t’ju shkojë nëpër mend se përveç jush s’ka se kush t’i udhëheqë shqiptarët! Të jesh i bindur se do të gjendet një njeri më i mirë se ju! S’ju duan të rinjtë, studentët, pensionistët, punëtorët, sipërmarrësit, nënat!
Ju akuzojnë për vjedhës dhe vazhdoni të ruani me përpjekje pozitën e një të ndershmi të paprovuar nga drejtësia!
Si mund ta mbani pushtetin?! Përzutë kombin dhe akoma s’po bindeni se ikja e popullit është një krim në duart tuaja?! Ju jeni një kryeministër me disa arritje, por jo i mirë dhe më i miri!
S’keni faj edhe kur agravoheni se pushtetin e keni fituar me meritë dhe rrugë demokratike! Por jo si demokrat i vërtetë!
Ju mbani në këmbë një pushtet totalitar në thelb me vota 100% moniste! Ikni si zotëri dhe çlirojeni popullin tuaj prej pushtetit monist! Merr me vete se e ke forcën, të gjithë zagarët që mbajnë peng demokracinë shqiptare!
Bëhu “Heroi i Kohës Sonë”!!! Bëhu i rrallë! Dhe atëherë do të jesh vërtetë, do të jesh heroi ynë! Si për fund, do t’ju thoja diçka: Kur flisni, nuk gaboni kurrë. Kur qeverisni, jeni e kundërta!
*Agim Hushi: Mjeshtër i Madh, “Nderi i Qytetit Kavajë’, Tenor, AMPA, kompozitor, shkrimtar, poet, ‘international author’.