Humbje e dyfishtë në familje/ Pas 16-vjeçares, humb betejën me Covid edhe nëna e saj në Greqi

Ajo u perball me koronavirusin për 42 ditë me radhë, por pa ia dalë dot.

Georgia, nëna e 16-vjeçares Margarita, e cila gjithashtu humbi jetën nga koronavirusi ne Greqi.

Djali dhe babai i familjes tani e tutje do të jetojnë me kujtimin e të dashurve të tyre.

Mediat helene raportuan ngjarjen ku gruaja u shtrua në Njësinë e Kujdesit Intensiv te Spitalit Evangelismos dhe qëndroi për 42 ditë.

Ajo ndërroi jetë në orët e para të së Premtes ndërsa vajza e saj kishte ndërruar jetë pas komplikimeve të virusit.