Humbin jetën në Gjermani 3 shqiptar dhe 4 të tjera janë plagosur

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është informuar nga autoritetet gjermane për një aksident të rëndë rrugor të ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 25 maj, pranë qytetit Koblenz, ku janë përfshirë disa shtetas shqiptarë.

Me keqardhje njoftojmë se si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën tre shtetas shqiptarë, ndërsa katër të tjerë janë plagosur dhe po marrin trajtim në spitalet lokale.

Noa.al citon zyrtarët që thanë se një burrë 53-vjeçar dhe dy gra të moshës 47 dhe 65 vjeç u vranë.

Gjashtë personat e tjerë ishin midis moshës 20 dhe 66 vjeç dhe nuk u plagosën rëndë. Megjithatë katër prej tyre ndodhen në gjendje serioze në spital.

Mjeti i përfshirë ishte një minibus me nëntë vende.

Grupi po kthehej nga një festë familjare në shtetin e Hessen në orën 03.00 të së dielës kur ndodhi aksidenti.

Nuk kishte indikacione se shoferi 22-vjeçar ishte nën ndikimin e alkoolit ose drogës, tha policia, duke i kërkuar publikut të mos përfshihej në spekulime.

“Është një aksident shumë, shumë i tmerrshëm”, tha një zëdhënës i policisë së Koblenzit.

Shkaku i aksidentit është ende i paqartë dhe identiteti i disa personave në minibus nuk është konfirmuar ende. Zëdhënësi i policisë tha në mëngjes se midis viktimave kishte shtetas të huaj gjë që sot pasdite vonë u konfirmua nga autoritetet shqiptare.

Gjetjet fillestare treguan se minibusi kishte dalë nga autostrada A48 dhe ishte përmbysur. Asnjë automjet tjetër nuk ishte i përfshirë. Megjithatë, një automjet tjetër kaloi mbi rrënoja pak pas aksidentit.