Babai i Dorinës, një nga 12 studentët e Elbasanit të cilët 10 vite më parë humbën jetën në aksidentin tragjik në Qafën e Vishës, me zemrën e thyer i ka kushtuar të bijës disa vargje.
Hasan Stafa, ndonëse kanë kaluar 10 vite, çdo ditë jeton me dhimbjen për të bijën. Fotot e vajzës së ndjerë janë të vendosura në të gjithë shtëpinë, ndërsa në duar shpesh mbajnë gazetat e 21 majit të vitit 2012.
10 vite pas kësaj ngjarje, Hasani dhe Familjarët e studentëve që udhëtonin drejtë Himarës kërkojnë drejtësi.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi më 21 Maj, 2012 ku 12 studentë, drejtuesi i një autobusi me të cilin ato udhëtonin dhe i fejuari një prej vajzave, humbën jetën në një aksident të rëndë në Qafën e Vishës në rrugën Vuno Himarë. 20 studente të tjera u plagosën rëndë, kur autobusi doli nga rruga dhe përfundoi në një greminë 80 metra të thellë.
Poezia e babait:
Kanë ardhur kohë të pakoha
Të gjuajnë me bërryla e në ballë
Lart ja krye titullarësh, poshtë një popull shakllë-shkallë
Shtypin, shkelin me sa mundin
E prej tyre thithin gjak
Nuk i bënë qeder barkboshit
Titullari sheh veç lart
Të mu shfaqe para syve
Më përvodhe aq rrëmbim
E në tënden botë më zhytë
Drejt një shtegu pa mbarim
E ashtu bashkë hodhëm hapa
Bashkë nisëm numërimin
E në peshën e çdo hapi
Lamë gjurmë mos’harrimi
E tash n’ato kujtime zhytem
Bashkë me to mbrëmjes fle
Kur mbi to e mbështes kryet Dritëz Hëne ti më je
Kjo është një datë që më kalli datën
Kur një pjesë e shpirtit tim iku bashkë me ty, pjesa e mbetur të përkiste përsëri ty!