Një 23-vjrçare nga Drenasi ka humbur jetën dje në rrethana të paqarta.
Familjarët e lidhin me vaksinimin kundër Covid-19, sepse ajo humbu jeten pikërisht dy ditë pasi e mori vaksinen anti-covid Pfizer.
Këtë e kanë bërë të ditur familjarët përmes një postimi në Facebook.
“U detyrove të vaksinohesh që të qëndrosh në vendin e punës. Ajo vaksinë pas 48 ore i mori jeten” ka shkruar Haki Xhemajli në Facebook.
“Mbesa është dërguar në emergjencë, aty i kanë thënë se i ka pëlcit melqija, dhe ka gjakderdhje të brendshme, e në raportin e mjeksis është shënu që është vdekje e natyrshme, aty shkrun qe ja kanë dhënë tri doza .
Familjarët kanë treguar edhe nëse vajza kishte sëmundje tjera shoqëruese.
Sipas tyre simptomat e para pas marrjës së vaksinës ishin humbja e vetëdijes.