“Pardje në mëngjes i çova në park dhe tani nuk janë më…” Me duart që i dridhen dhe sytë e skuqur nga lotët, Ardian Hyseni me origjine nga Durresi, babai i 3 fëmijëve, që humbën jetën në aksídêntín në Reggio Emilia të Italisë, ka folur për mediat italiane.
“Ai tregon celularin ku shfaq foto dhe video të fëmijëve të tij”, shkruan Il Resto del Carlino. Ardiani e ka të vështirë ta përballojë ngjarjen. Nuk ka guxim as të kthehet drejt shtëpisë.
“Vajza ime Shane insistoi shumë dhe më tha: Babi, po vij të marr Resatin dhe Rejanin sonte. Vishini mirë, do t’i marrim me vete në darkë.
Ata shkuan të hanin sushi në një restorant japonez në Reggio. Isha i qetë, aq sa më kishte zënë gjumi në shtëpi. Pastaj befas, pas orës 20:00 më telefonoi policia”, tha ai.