Paraditen e sotme bazuar në lajmet e mediave angleze raportuam se një vajzë 24-vjeçare me profesion stjuardesë kishte humbur tragjikisht jetën gjatë një udhëtimi me linjën AIR ALBANIA nga Tirana në Londër.
Ngjarja ka ndodhur në datë 21 dhjetor rreth orës 13:00 në aeroportin Stansted të Londrës. Sipas dëshmitarëve që kanë kontaktuar me redaksinë e Joq Albania, stjuardesa ishte shqiptare dhe dyshohet se ka pësuar infarkt.
Një udhëtar i pranishëm deklaron se pyeti koleget stjuardesa të 24-vjeçares të cilat i pohuan se ishte shqiptare.
Ata shprehen se ekipet e emergjencës britanike erdhën shumë shpejt madje edhe një helikopter me të cilin e transportuan në spitalin Princess Alexandra Hospital në Harlow por për fat të keq nuk ishte e mundur të bëhej asgjë.
Nga pamjet e siguruara nga redaksia e Joq Albania shikohet momenti kur ekipet e emergjencës kanë mbërritur pranë avionit.
Ndërkaq mësohet se trupi i të ndjerës nuk ka mbërritur ende në Shqipëri.