Një vajzë 18 vjeçare me origjinë shqiptare ka humbur luftën me tumorin ditën e sotme.
Bëhet fjalë për Gerta Allushi , një vajzë që vazhdoi të buzëqeshte edhe kur sfida u bë e vështirë.
Gerta Allushi ka lindur në Itali dhe banuese në Tauriano (PN). Pavarësisht sëmundjes së pashërueshme, Gerta mbajti një qëndrim pozitiv dhe vazhdoi të ndiqte mësimet online deri në fillim të dhjetorit, duke synuar të diplomohej.
Ajo ishte një nxënëse e shkollës së mesme Grigoletti dhe pavarësisht tumorit të zbuluar në 2018, ajo vazhdoi të luftonte për të arritur qëllimet e saj.
Dy vite më parë, Gerta pati mundësinë të merrte pjesë në projektin e këngëve të kantautorit Marco Anzovino së bashku me pacientë të tjerë të Zonës Rinore CRO . Projekti përbëhej nga një ëorkshop shkrimi në të cilin djemtë shkruan dhe kënduan një këngë të quajtur “Sei con me”, ku Gerta kishte një rol të rëndësishëm në krijimin e këngës.
Zona Rinore CRO dëshironte ta kujtonte Gertën si një person të lirë dhe të lumtur , duke ndarë postimin e profesor Giuseppe Losapio, i cili e kishte përfshirë në “Pordenonelegge”, një festival libri në të cilin Gerta publikoi një tekst mbi koleksionin “Rosa Rosae Rosae” nga Samuele Edizioni dhe prezantoi gjatë takimit me shkrimtaren Viola Ardone.
Familja e Gertës, nëna Alma, babai Arbeni dhe motra Ana, janë në pikëllim për humbjen e vajzës dhe motrës së tyre të dashur . Gertën e mori sëmundja në moshë të re, por forca dhe shpirti i saj luftarak do të mbeten gjithmonë shembull për ata që e njohën.