Humb jetën nga sëmundja i riu shqiptar, la jetim tre fëmijë:

Një nga aktivistët e njohur të shoqërisë civile, Genci Pasko u nda mbrëmë vonë nga jeta, si pasojë e COVID-19. Ai ishte i sëmurë prej disa ditësh, por fatkeqësisht gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua.

Genci ka dhënë një kontribut të vyer prej më shumë se 20 vite, nga fillesat e gjatë zhvillimeve të këtij sektori, ku shume procese të rëndësishme mbajnë emrin e tij.

Diplomuar për Ekonomi, në Universitetin e Tiranës, disa studime pasuniversitare dhe PhD ne Turizëm, Pasko ka mbuluar detyra të rëndësishme, ku ndër to edhe Zv/ Ministër i Turizmit.

Genci ishte njeriu ku natyra kish ndërthurur me mjeshtëri e në detaje seriozitetin e përkushtimin në punë, me shpirtin e lirë e shumë social ku mbizotëronin hobet e tij te panumërta si muzika, kitara, sporti, tenisi dhe udhëtimet.

Nga kjo ikje e pashpirt dhe e pa bese, ka humbur shume familja e tij e mrekullueshme që ai e deshi fort dhe iu përkushtua, por po aq shume edhe miqtë, shokët, kolegët, e të afërmit, shkruan shqip. Genci jetoi pak dhe intensivisht duke hedhur me shpejtësi çdo hap drejt arritjeve.