Aksident tragjik në Tiranë – humb jetën një i ri në Unazën Lindore
Tiranë, 15 maj 2025 – Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë mesditë në Unazën Lindore të kryeqytetit. Rreth orës 12:00, shtetasi Lorenc Kaci, rreth 26 vjeç, duke lëvizur me motomjet në rrugën drejt Paskuqanit, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me bordurën anësore.
Sipas të dhënave paraprake të Policisë, shtetasi L. K., rreth 26 vjeç, duke drejtuar një motomjet, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.
Përplasja ka qenë e fortë dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, i riu ka ndërruar jetë në vendngjarje, pa mundur të marrë ndihmë mjekësore.
Përplasja ka rezultuar fatale dhe i riu ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit. /noa.al