Humb jeten ne spitalin e Traumes femija 4 vjecar

Fëmija i mitur 4 vjeç që u aksidentua pasditen e ssë premtes në aksin Klos-Burrel, ka ndërruar jetë.

Burime nga Spitali Traumës konfirmojnë se i mituri u dërgua me plagë të rënda në trup.

Fatkeqësisht, nuk mundi të mbijetojë.

Klos/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Klos-Burrel, shtetasi L.D., 52 vjeç, duke drejtuar automjetin tip furgon, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke aksidentuar një shtetas të mitur, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.