Ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare aktori i mirënjohur shqiptar Pandi Siku.
Siku ka ndërruar jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jetonte prej vitit 2001.
Pandi Siku lindi në Tiranë, në vitin 1949. Përfundoi Institutin e Lartë të Arteve, dega Dramë dhe më pas nisi punë në Teatrin Popullor.
Siku ka një seri rolesh të dyta në filma si Këmishët me dyllë (1987), Fushë e blertë fushë e kuqe (1984), Koha nuk pret (1984), Një udhëtim i vështirë (1977), Brazdat (1973), Njeriu me top (1977) dhe Mysafiri ( 1979).
Aktiviteti i tij do te shtrihet ne harkun kohor nga 1973 – 2001. Në teater deputimin e ben ne dramen “Toka e jone” dhe “Bashke me agimin”.
Ka qenë pjesë edhe në shumë shfaqje të tjera teatrale si: Adlinin ne “Lumi i vdekur” ; Halimi “Pas provimit te fundit”; Arjani ne “Jeta e tjetrit”; Shpendi ne “Epoka para gjyqit” (1978), Bardhi ne Furrnalta (1979), “Besa e madhe”;
“Karavidhet”; Rrema ne “Komunistet” (1981), Merkusi ne “Romeo dhe Zhuljeta” ; Valentini ne “Dy zoterinj nga Verona” (1990), “Nata e 12-te; Lucencio ne “Zbutja e kryeneces”; Kostandini ne “Kush e solli Doruntinen” ; Rexhepi ne “Besa”; Pjestar i korit ne “Quoa vadis”; Amnekofi ne “Absurditeti antik” etj.