Një 27-vjeçar, Amarildo Pajtoni, ka ndërruar jetë tragjikisht pas një aksidenti rrugor me motor. I riu është djali i sipërmarrësit Mentor Pajtoni dhe nipi i biznesmenit tjetër të suksesshëm Armando Pajtoni.
TIRANË- Një 27-vjeçar, Amarildo Pajtoni, ka ndërruar jetë tragjikisht pas një aksidenti rrugor me motor. Aksidenti ka ndodhur rreth dy javë më parë dhe 27-vjeçari është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës, ku edhe ndërroi jetë pasi nuk u mbijetoi plagëve.
I riu që humbi jetën është djali i sipërmarrësit Mentor Pajtoni dhe nipi i biznesmenit tjetër të suksesshëm Armando Pajtoni. 27 vjeçari, i angazhuar në biznes si administrator i kompanive të familjes, por dhe drejtues i bizneseve të vogla që kishte inicuar vetë, ndërroi jetë dje, më 15 Korrik.
Lajmi konfirmohet dhe nga i vëllai, Redi Pajtoni, i cili ka bërë një dedikim për ikjen e tij.