HUmb jeten në moshën 25 vjeçare djali i aktorit të njohur.
Djali i aktorit Tim Roth, muzikanti Cormac ka humbur jeten në moshën 25 vjeçare shkaku i semundjes në qeliza embrionale – disa muaj pasi ai e kishte dhënë lajmin në rrjete sociale për sëmundjen e tij
“Ju nuk mund të zgjidhni gjithmonë fatin tuaj”, ky ishte mesazhi që kishte përcjell nëpër rrjetet sociale Roth disa muaj më parë.
Cormac Roth ishte diagnostifikuar me semendje të qelizave embrionale, fazën e tretë, në nëntor të vitit 2021 – Tim e dha lajmin në prill.
25 vjeçari ndërroi jetë më 16 tetor por familja e tij lajmëroi për humbjen e tij me një deklaratë të hënën (dje) në mbrëmje.