Një aksident tragjik ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në Tropojë.
Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se gjatë orës 3 në komunën Margegaj, në periferi të Bajram Currit , ka ndodhur një aksident ku janë përfshirë dy të rinj 20-vjeçarë.
Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën 20-vjeçari Erimsjan Gjoçaj dhe është plagosur rëndë miku i tij Bjon Sokolaj, i cili është transportuar me urgjencë te spitali i Traumës.
Ka dyshime se shkak për aksidentin është bërë mungesa e sinjalistikës por edhe e ngadalësuesve të shpejtësisë pasi edhe më parë në të njëjtin vend kanë ndodhur aksidente tragjike.JOQ