Humb jetën në lule të rinisë 18 vjecari nga Tirana

Një aksident tragjik u shënua në orët e para të mëngjesit të enjtes në autostradën Tiranë-Durrës, ku 18-vjeçari Arlis Troplini, gjeti vdekjen pasi humbi kontrollin e automjetit të tij.
I riu u plagos rëndë në aksident dhe nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.
Viktima ishte djali i biznesmenit të njohur Fatos Troplini, pronar i disa bizneseve në Durrës.
Ai studionte në një universitet privat në Tiranë dhe lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka tronditur miq dhe të afërm, të cilët kanë shprehur ngushëllimet e tyre.
Paraditen e sotme, 18-vjeçari u përcoll për në banesën e tij të fundit.
NJOFTIMI
“Më datë 22.08.2024, rreth orëve të para të mëngjesit, në autostradën Tiranë-Durrës, shtetasi A. T., 18 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga duke rënë në kanal. Drejtuesi i mjetit është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, por si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë më pas. Materialet i kaluan Prokurorisë,” njofton policia e Tiranës.