Një 23-vjeçar shqiptar ka humbur jetën ditën e djeshme në një aksident tragjik në Greqi.
23-vjeçari Kristian Nako po udhëtonte me motor me shokun e tij 18-vjeçar kur në rrethana ende të paqarta është përplasur me një kamion në zonën e Mastabës në Rethymnon.
Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur autoambulanca e cila i ka dhënë ndihmën e parë shqiptarit dhe mikut të tij 18-vjeçar, por shqiptari nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.
Vdekja e parakohshme e të riut ka tronditur rëndë familjarët e miqtë e tij por edhe komunitetin shqiptar në Kretë, Rethimno, Hanja dhe Iraklio.
23-vjeçari ishte në vitin e fundit të studimeve në Bullgari pasi donte të bëhej doktor. Por aksidenti tragjik i mëngjesit të djeshëm i ndërpreu në mes ëndrrat e tij.