Humb jeten ne itali mbremjen e djeshme gruaja shqiptare. Emri

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Itali ku për pasojë ka humbur jetën një shqiptare. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Villafranca ku e reja, Edmonda Boka u përplas nga një shofere e re e cila po mësonte të drejtonte mjetin.

Mediat italiane raportojnë se shqiptarja sapo zbriti nga makina e saj është përplasur nga një tjetër mjet, që drejtohej nga një 18-vjeçar. Menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe ambulanca së bashku me një helikopter, por nuk kanë mundur të mbajnë në jetë shqiptaren.

Mjeku që ndodhej në bordin e helikopterit vetëm sa konfirmoi se vajza kishte ndërruar jetë. Autoritetet po punojnë për të zbardhur rrethanat e aksidentit që i morën jetën shqiptares.