Një grua shqiptare në Itali është vrarë me thikë nga ish-bashkëshorti në mes të një parku, në Tolentino.
Mediat italiane raportojnë se Gentiana Hudhra, 45 vjeçe nënë e dy fëmijëve u va në mënyrë brutale në sytë e kalimtarëve nga Nikollaq Hudhra, ish-bashkëshorti i saj me të cilin ishte divorcuar prej disa vitesh.
Kur mbërritën karabinierët, burri ishte ulur në një stol dhe nuk bëri rezistencë. Ai u dëgjua të thoshte nga disa dëshmitarë: “Bëra atë që duhej të bëja”.
Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 në parkun e Via Bennaduci, një zonë shumë e frekuentuar e qytetit, ku disa persona pohuan se panë skenën tragjike me sytë e tyre.