Humb jeten ne gjermani, shqiptarja nënë e tre fëmijëve

Nje lajm i rend vjen nga Gjermania ku mesohet se ka humbur jeten Mirela, një nënë e tre fëmijëve të moshave 4, 8 dhe 10.

Ajo ka humbur jeten pas një infarkti në zemër. Familjaret jane te shokuar nga humbja e nenes se tyre.

Lajmin e hidhur e ka bërë publik një mike e familjes, e cila bën thirrje për ndihmë për të mundësuar transportin e trupit të saj në vendlindje.

Në postimin e saj, ajo shprehet: “Mirela la pas tre fëmijë të vegjël dhe për fatin e tyre ende nuk kemi informacion. Ju lutem, bashkohuni për të ndihmuar këtë kauzë humanitare.”

Mirela ishte një grua e dashur dhe e njohur në komunitetin shqiptar në Bremen. Humbja e saj e papritur ka lënë një boshllëk të madh te familja dhe miqtë e saj.