Humb jetën në Fier djali 15-vjecar

Aksident tragjik në Divjakë – Humb jetën një 15-vjeçar pas përplasjes me automjet

Divjakë – Një aksident me pasojë fatale ka ndodhur rreth orës 12:30 në fshatin Kamenicë. Sipas informacionit paraprak, një automjet me drejtues shtetasin R. Ç. është përplasur me një motomjet që drejtohej nga një 15-vjeçar.

Përplasja ka rezultuar fatale për të miturin, i cili ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat dhe ndaj tij po kryhen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat dhe shkakun e aksidentit. /noa.al