Nje lajm i rend vjen nga Britania ku mesohet se ka humbur jeten 24 vjecari shqiptar Robert Morina.
I riu ka humbur jeten pas nje aksidenti te bere ne lagjen Henly të Britanisë së Madhe.
I riu shqiptar Robert Morina, i cili punonte si hidraulik ndërroi jetë nga një dëmtim që mori në kokë nga aksidenti.
Lidhur me aksidentin, policia arrestoi 5 persona. Dy djem 17-vjeçarë u arrestuan me dyshimin se shkaktuan vdekjen për shkak të manovrave të rrezikshme në rrugë, por më vonë u liruan. Po ashtu, tre të rinj të tjerë, të moshës 21, 22 dhe 25 vjeç, me po të njëjtën akuzë, si dhe për trafik droge. Por edhe ata u liruan, megjithëse mbahen nën hetim.