Humb jetën mengjesin e sotëm 55-vjecari ne Koplik

Koplik, Malësi e Madhe, 15 korrik 2025 – Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen “Mehaj” të Koplikut, ku një shtetas rreth 55 vjeç ka humbur jetën aksidentalisht gjatë punës.

Rreth orës 10:30, shtetasi A. H., teksa punonte me një sondë shpimi për hapjen e një pusi uji, ka pësuar dëmtime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për dokumentimin e plotë ligjor të rastit dhe për të përcaktuar me saktësi shkaqet dhe rrethanat e aksidentit tragjik.