Një 83-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga lartësia e pallatit dhe si pasoja ka humbur jetën.
Ai u gjet i pajetë në trotuar, mbrëmjen e vonë të së shtunës, në Durrës.
Rreth orës 20:40, në lagjen nr. 3 të qytetit bregdetar, është gjetur pa shenja jete në trotuar një shtetas i moshuar.
Policia që ka shkuar në vendngjarje ka identifikuar të moshuarin si Jonuz Pjeci, ndërsa grupi hetimor vijon punën për të zbardhur ngjarjen. Paraprakisht dyshohet se ka rënë aksidentalisht.
“Rreth orës 21:00, në lagjen nr. 3 Durrës, shtetasi J. P., 83 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e pallatit dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sipas policisë.