Një e moshuar ka humbur jetën në banesën e saj në Durrës.
Sipas burimeve zyrtare, rreth orës 09:40, në Shkallnur, Durrës, shtetasja D. G., 70 vjeçe, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në banesë, dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.