Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë. Paraprakisht bëhet me dije se shtetasja me iniciale H. Ç., 77 vjeçe, ka rënë nga kati i dytë i ballkonit të banesës, teksa po lante xhamat. Si pasojë e moshuara ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës
Foto ilustruese
“Më datë 23.12.2022, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, dyshohet se duke larë xhamat në banesën e saj, ka rënë nga kati i dytë i ballkonit të banesës, shtetasja H. Ç., 77 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia.