Ka humbur jeten foshnja qe u gjet tek garazhdi diten e djeshme. Ngjarja ndodhi ne Yzberisht ku nena lind femijen dhe me pas e le vetem ne garazhdin e pallatit. Bebja u braktis nga nëna e tij 30-vjeçare Egljanta Isufi.
Por diten e sotme ministri i Brendshëm, Taulant Balla eshte shprehur se foshnja 2 diteshe ka nderruar jete.
🖤 Sapo mora një lajm të trishtë nga Drejtori i Spitalit Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni” , i cili më njoftoi se foshnja e braktisur në zonën e Yzberishtit në Tiranë nuk ia doli dot 😭 edhe pse mjekët e spitalit bënë të gjitha përpjekjet. Policia e Shtetit ka identifikuar dhe ka ndaluar nënën që e braktisi pa na dhënë mundësinë ne të gjithëve, agjencive shtetërore, shoqërisë civile ta gjenim në kohë dhe të mund ta shpëtonim. Kjo është një ngjarje e rëndë që kërkon një reflektim dhe masa konkrete nga të gjithë.