Një ngjarje tragjike është regjistruar në Suk të Roskovecit. Shembja e një muri rrethues ka zënë poshtë një vajzë të mitur, vetëm 4 vjeçe. Si pasojë e plagëve të marra, e vogla ka ndërruar jetë.
“Rreth orës 12:40, në fshatin Suk 2, Roskovec, dyshohet se është shembur një mur rrethues në pronësi të shtetasit L. T., dhe për pasojë ka zënë poshtë vajzën e tij të mitur rreth 4 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia
Policia po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj tragjedie.