Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Zvërnec, ku një turist ka ndërruar jetë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonë ne plazhit, teksa viktima është një i moshuar italian. Paraprakisht, dyshohet se pësoi arrest kardiak gjatë kohës që po lahej në det.
Ai u nxor nga deti nga qytetarët e pranishëm, por fatkeqësisht pa shenja jete. Në vendngjarje mbërritën menjëherë policia dhe shërbimi i urgjencës, të cilët bënë të gjitha veprimet e nevojshme. Pritet kryerja e ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 13:30, në plazhin e Zvërnecit, ka humbur jetën duke notuar në det, shtetasi italian G. P., 87 vjeç.
Grupi hetimor dhe eksperti mjekoligjor po punojnë për përcaktimin e shkakut të vdekjes, ku paraprakisht dyshohet për arrest kardiak. Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.