Kadri Abazi nga Gllareva e Klinës, Kosovë u rrëzua në fushë, teksa ishte duke luajtur futboll.19-vjeçari u dërgua me urgjencë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, ku ndërroi jetë.
Arsyet nuk janë bërë ende me dije. Rasti është vënë nën hetim nga autoritetet.
Futbollisti iu dha ndihma e shpejtë është dërguar në QKMF dhe nga mjeku është konstatuar se ai nuk jeton Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë, është njoftuar prokurori me urdhrin per hetim te metejshem.