Një aksident ka ndodhur sot përgjatë rrugës Pievaiola, pranë fshatit Strozcapponi, në komunën e Corciano, Itali.
Një shqiptar po udhëtonte me 4 shokët e tij, kur makina tip “Alfa Romeo” me të cilën po lëviznin humbi kontrollin dhe u përplas me barrierat anësore të rrugës.
Si pasojë humbi jetën 23-vjeçari shqiptar, ndërsa katër shokët e tij u nisën me urgjencë në spitalin e Perugias.