Një 59-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme pasi është mbytur në plazhin e Qerretit.
Nga të dhënat e para të policisë dyshohet se ai ka pësuar arrest kardiak, kur ka hyrë në det dhe për pasojë ka humbur jetën.
Ndërkohë pushuesit që ndodheshin aty japin një tjetër version.
Sipas tyre, pushuesi nga Kosova është futur në det për t’u larë me dhëndrin, por ky i fundit ka dalë para tij. 59-vjeçari ka rrezikuar mbytjen dhe pushuesit e tjerë e kanë nxjerrë në breg dhe i kanë dhënë ndihmën e parë.
Ata kanë njoftuar menjëherë ambulancën, por sipas tyre ajo ka vonuar mbi 1 orë.
Por edhe kur kanë ardhur mjekët e ambulancës, që ishin të rinj në moshë, nuk dinin çfarë ti bënin.
Me radhë ata kanë tentuar t’i bëjnë shtypje, elektroshok dhe gjilpëra, por pa rezultat.
Pushuesit ngrenë shqetësimin për vonesat e ambulancave pasi ky rast por edhe të tjera mund të shmangen nëse ndërhyrja e duhur është në kohë.
Mesazhi i dëshmitares:
“Rasti i 59 vjecarit qe u mbyt. Ishte e tmerrshme te shikoje kete rast ,sesi tentonin te gjithe per ndihme sepse mjeket e rinj qe erdhen spo dinin me
cte benin per mbi gjys ore por u duk e kote
Kishin shume qe tentonin dhe skishte asnje reagim nga zoteria dhe filluan te nderroheshin me radhe per ti bere shtypjen. Ishin nga kosova, por zoteria ishte me zemer diabet dhe kushedi sa kishte qe tentonte te dilte nga uji
I bene gjilpera elektroshok dhe asgje, e moren pastaj me barele por nga reagimi i policeve nuk kishte me jete
Ishte futur ne uje bashke me dhendrrin dhe su mor vesh sesi ai kishte dal dhe zoteria tj jo. Burimi JOQ